Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për herë të parë këtë vit, ka sjellë sistemin e rezervimit online për
targat e serive të veçanta, në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Për makinat ofrohen dy kategori të ndryshme targash të veçanta: Kategoria e Parë përfshin të gjitha
targat, tre numëroret e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre, si edhe dy tre numërorët 001 dhe 007 që kanë kërkesa më të larta. Tipi : “111, 222, 999 dhe 001, 007”. Tarifa për marrjen e këtij tip targe është 30,000 lekë plus
tarifat standarde të
shërbimit të regjistrimit të automjetit.
Gjithashtu, përfshihen të gjitha
targat, tre numërorët e të cilave fillojnë ose mbarojnë me dy (2) zero, ose dy numrat anësorë janë njësoj dhe zero në mes, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre (përveç 001 dhe 007). Tipi: “002, 006, 009, 900, 600, 200, 101, 707, 606”. Tarifa është 20,000 Lekë plus
tarifat standarde të
shërbimit të regjistrimit të automjetit.
Sipas DPSHTRR, për të gjitha kategoritë, përveç vlerës së
shërbimit, do të aplikohet edhe vlera prej 7,700 Lekë që përfshin
tarifat standarde për pajisjen me targë/regjistrim mjeti pranë DRSHTRR-ve për automjetet.
Aplikuesit duhet të bëjnë kujdes në momentin e marrjes së
shërbimit pranë DRSHTRR-ve, pasi duhet të jetë ose zotëruesi i mjetit ose person i autorizuar nga subjekti biznes, enti leasing, koncesionar, agjenci shërbimesh.
Shtuar më 03/05/2019,
ora 15:50