Si rrallëherë, Xhemi Shehu publikon foton plot dashuri me bashkëshortin (FOTO LAJM)
Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo preferon që ta mbajë atë sa më larg syrit kurioz të publikut.
Madje të gjithë jemi dëshmitarë se si
Xhemi ka preferuar që
bashkëshortin e saj ta mbajë sekret dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale
foto së bashku me të.
Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here
foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre, por jo të partnerit.
Në muajin tetor, ajo e ka bërë “zemrën gur”, duke ndarë në Instastory një
foto nga larg të bashkëshortit. Ai shfaqej duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijonin së bashku kohën e familjes.
Një përjashtim ajo e ka bërë edhe sot, duke postuar sërish një
foto ku nuk duket portreti i tij. Siç e kemi parë në rrjetet sociale bukuroshja bjonde ndodhet në Korçë, ku po shijon borën e parë të këtij viti.
E me atë rast, e gjendur në një atmosferë të bukur,
Xhemi na ka qerasur me një
foto të saj dhe partnerit. Ata shihen duke bërë një selfie dhe janë me kurrizë, e si duket dikush i ka fotografuar. Ervisi shihet se ka përqafuar Xhemin teksa në
foto duket edhe pamja nga Katedralja e Korçës.
Ndonëse jo me portret dhe pa asnjë mbishkrim, e pranojmë se kjo
foto është kaq e bukur dhe transmeton shumë dashuri.
Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 09:45