"Si qen të psh*rrur nga frika", Murrizi reagon ashpër ndaj PD


“Une kam qene deputet ne vitet kur keta qe jane sot si “Lidera” ne PD, kane qene gjysma refugjat e gjysma te larguar si qen te pshurrur nga frika (1997-2001).” kështu shkruan Myslim Murrzi në reagimin e tij të dytë pas përjashtimit nga PD-ja.

Kujtojmë se Murrizi është përjashtuar ditën e djeshme ku me votë unanime. Kjo erdhi pasi ai nuk pranoi që ti bashkohej nismës së Pd-së për të djegur mandatine deputetit.

Reagimi i plotë:

Te nderuar MIQ

Vendimi për të mos ju bashkuar kolegëve të mi për “djegien” e mandatit të deputetit ka qënë një vendim jashtezakonisht i vështirë.

Ata që më njohin nga afër dhe në mënyrë të veçantë zgjedhësit e mi e din fort mirë që unë mandatin e deputetit nuk e përdor për privilegje përsonale por në funksion të zgjedhësve për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre.

Une kam qene deputet ne vitet kur keta qe jane sot si “Lidera” ne PD, kane qene gjysma refugjat e gjysma te larguar si qen te pshurrur nga frika (1997-2001)

Unë jam koshient që përballë kësaj mazhorance arrogante dhe antipopullore mandati i deputetit është thjeshtë një copë letër e pavlerë ,por “braktisja” e tij bie ndesh me bindjen time EURO-ATLLANTIKE

Une e dua vendin tim pro AMERIKES dhe EUROPES po ashtu edhe Parite Demokratike qe u krijua si parti pro PERENDIMIT

Bie ndesh me ate per te cilen jame ngritur ne dhjetor te vitit 1990 kundra partise se punes si parti anti amerikane e anti europiane, pro ruse e pro serbe.

Bie ndesh me keshillat e përsëritura të aleatëve tanë natyral, të miqve historik të Shqipërisë veçmas të SHBA dhe Gjermanisë.

Unë jam i dëshmuar si një antikomunist i vendosur qysh në Dhjetor të 90-tës , si një kundërshtar i baballarëve dhe bijve të tyre në qeverisjen e sotshme.

Jam i deklaruar edhe si kundershtare i hapur i spiuneve te sigurimit apo i kelysheve te tyre që janë shpërndarë nëpër partitë e opozitës dhe drejtojne sot ne çdo parti politike.

Kam qene jam dhe do te jeme kundra atyre të cilët miqtë dhe aleatët natyral i kanë në boshtin antishqiptar Moskë-Athinë- Beograd.

Me këta njerëz s’më lidh as e kaluara, as e tashmja, as e ardhmja.

Une dua Shqipërinë si gjithë Europa në miqësi dhe në partneritet të ngushtë me Amerikën, ndaj vendosa që të mos e dorëzoj mandatin që ma kanë dhënë zgjedhësit Lushnjare.

Dorezimin e mandateve e shoh si zbatim i nje porosie te fundit per zbatimin e strategjise se shkaterrimit te PD qe u lind nga levizja studentore e vitit 1990

Jam koshient që vendimi im do të paragjykohet nga shumë njerëz me dhe pa të drejtë siç jam i sigurtë në ndërgjegjën time që skam asnjë faj për situatën dramatike që po kalon vendi dhe sistemi i kalbur i prodhuar nga klasa politike e kltyre 28 viteve tranzicion.

Une nuk kam asnje pergjegjesi per 1 milion shuplakat qe moren kundra ne vitin 2013, keta qe sot bejne sikur jane te virgjer

Me vjen shume neveri kur degjoj qe flasin kundra blerjes se votes, ata qe futen ne sistem blerjen e saj

Sot shoh qe eshte plotesuar e gjithe “ POLIFOTO” e atyre qe u rrezuan me vote ne qershor 2013, perveç Dashamir Shehut

Nuk do habitesha fare nga vendimii kryesise se PDSH per te me shpallur armik, sepse me me shume sesa gjysmen e tyre, kam qene armik i baballareve te tyre qysh ne dhjetor 90

Me nje pjese tjeter kam qene kundershtare i hapur ne zgjedhjet e 31 marsit 1991, kur une isha komisioner i PD, ndersa ata kanidonin per bashkimin e rinise se punes se shqiperise, ose ruanin votat e ramiz alise ne shkollen e bashkuar

Me pjesen e mbetur kam qene kundra ne fushaten e qershorit 2017 se ne perballeshim me bandat, ata shanin pd listen bashen dhe iken per pushime

Ne mandatin 2013-2017 dy deputet te qarkut Fier qe dolen nga votat e DEMOKRATEVE bashkuan voten me Ramen prej 4 vitesh dhe sot ligjerojne si

“ opozitare” dhe kryesia e PDSH nuk guxoi te mare asnje vendim

Ne 28 dite fushate ne qershor 2017, gati gjysma e kryesise se soteme te PDSH qe lehin pas shpine per mua, kane qene kunder publikisht dhe jo qe nuk u perjashtuan por u “ graduan”

Nje pjese jo e vogel e tyre nenshkruan qe te nxirnin prej bythe jashte PD Bashen, dhe e shane me liber shpie, e sot ngrene doren si manikine me bateri per te mare vendime kundra “armikut”

I FTOJ NE MENYRE INDIVIDUALE APO TUFE SIÇ JANE TE DEBATOJME BALLE PER BALLE E TJA THEMI NE SY NJERI TJETRIT MEKATET, KU TE DUAN DHE KUR TE DUAN

Spiunet e sigurimit qe kur ju thoja te plotesojne formularin nxiheshin si byth kusie, nuk mund te lehin dot perballe meje

Koha është mjeku që shëron çdo plagë dhe sëmundje te shperndare nga felliqesirat qe punojne per nje kocke kerrme ne kurriz te militanteve te PD

Koha do të dëshmojë per vendimin tim dhe pastaj keni gjithe kohen dhe te drejten e ZOTIT te gjykoni
Shtuar më 23/02/2019, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori