Si po “vriten” shqiptarët nga dita në ditë, aktori i njohur bën apel (VIDEO)
Ndotja edhe pse ngrihet shumë pak herë si problem në Shqipëri, dita ditës po tregon efektet e veta të rënda.

Pikërisht këtë ka treguar aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Florjan Binaj.

Aktori publikon një video ku dallohet tymi që lëshon autobusi i një linje në Tiranë.

Apeli i Binajt

Këto pamje janë bërë në mes të Tiranës, afër qendrës spitalore Nënë Tereza…Është E TMERRSHME që qeveritë, ministritë dhe të gjitha pushtetet lejojnë një vrasje të tillë të shëndetit tonë duke rritur numrin e rasteve me kancer vit pas viti edhe tek moshat e reja…

Personalisht kam miq që i vuajnë këto pasoja që sot, të tjerë nuk ia dolën dot, nesër mund ta kem radhën unë ose dikush tjetër nëse nuk ndalon kjo çmenduri që më shumë se kushdo prek shëndetin e brishtë të të gjithë fëmijëve…

Nuk di ç’të them më…jam pa fjalë”, shkruan ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori