Si po i imponohet Thaçi Kosovës dhe ndërkombëtarëve si njeriu që vendos luftën ose paqen
Pëlqej
Ka një debat të madh në Kosovë në lidhje me kreun e grupit negoëiator që do të zhvillojë ndoshta negociatat finale me Serbinë me investim të ndërkombëtarëve, të cilët janë të interesuar për shuarjen njëherë e mirë të konfliktit në Ballkan.

Opozita nuk pranon që grupi të udhëhiqet nga Hashim Thaçi, i cili nga ana tjetër e kërkon këtë post me çdo kusht, pasi kështu mundet që t'i imponohet ndërkombëtarëve si politikani kyç në Kosovë.

Duke synuar arritjen e këtij qëllimi, Hashim Thaçi ka treguar se është i gatshëm të bëjë lëshime të çmendura në drejtim të Serbisë, vetëm e vetëm që të ketë dakordësinë e ndërkombëtarëve si edhe pranimin lehtësisht nga serbët si personin me të cilin mund të negociojnë.

Jo rastësisht, në media u rrodh lajmi se Kosova edhe mund të falë krimet monstruoze serbe gjatë luftës aty.

Qëllimi ishte testimi i reagimit të shoqërisë kosovare nga njëra anë, por edhe bërja të kryer të faktit se do të ishte Hashim Thaçi në krye të negociatatave me Serbinë.

Përmes nxitjes së një reagimi të fortë, Thaçi iu tha ndërkombëtarëve se ai ishte politikani i vetëm që mund të përballojë një kosto të tillë duke lejuar lëshime kolosale ndaj Serbisë dhe se ata nuk kishin alternativë tjetër veç tij.

Nga ana tjetër, Hashim Thaçi rivalizon perëndimin me raportet shumë të ngushta të tij me Erdoganin si për të thënë që nëse s'me zgjidhni mua, unë kam alternativë tjetër, pikërisht Turqinë.

Të interesuar për sa më pak tensione dhe amulli në Kosovë, ndërkombëtarët bëjnë një sy qorr ndaj pehlivanllëqeve të Thaçit, të cilat peshojnë çdo ditë edhe më tepër në supet e qytetarëve të Kosovës.

E gjithë kjo tregon se jo rastësisht, gjatë luftës ai ka mbajtur pseudonimin "gjarpri". /albeu.com/


Shtuar më 13/07/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori