Si nisi sherri? Pronari i lokalit tregon detajet e masakrës së Bllokut
Së fundmi është zbardhur edhe dëshmia e pronarit të lokalit, Redi Popeskut, ku ndodhi maskara e ditës së enjte në Bllok.

Popesku ka qënë i pranishëm në banak, para ngjarjes gjithashtu dhe në momentin kur ka "plasur" arma.

Ndër të tjera Popesku ka thënë se ishte Ervin Mata që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për t’u sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata.

Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek lokali im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi”, ka thënë Popesku në dëshminë e tij”. ka deklaruar Popesku. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori