Si nëpër filma: Prezantuesi shqiptar i bën propozimin përrallor Miss-it (FOTO LAJM)

Të ftuar tek "Rudina" kanë qenë, Erald Farruku një bloger shumë i njohur dhe prezantues dhe partnerja e tij, Xhenisa. Eraldi dhe Xhenisa kanë 3 vite së bashku dhe janë njohur në një kompeticion bukurie në qytetin e Durrësit në “Miss Turizmi” ku Xhenisa është vlerësuar si “Miss Sirena”.

Rreth 3 javë më parë, Eraldi vendosi të ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm, siç është propozimi për martesë.

Erald Farruku: Unë kisha disa muaj që përgatisja idenë për këtë propozim ndërsa Xhenisës nuk i kam rënë në sy fare për asnjë gjë. Zgjodhëm Kepin e Rodonit duke qenë se ishte një nga vendet që Xhenisa e dashuronte si vend dhe nuk e ka vizituar më parë. Është një vend shumë i bukur, por dhe një sakrificë e madhe për të shkuar.

Unë zgjodha të shkoja disa ditë më herët, mora dhe mamin tim për ta parë si vend dhe aty ishte Ministria e Turizmit dhe Ministria e Mjedisit sepse ishte e bllokuar si zonë dhe nuk lejohej të kaloje më. Unë me njohjet që i falenderoj përzemërsisht shumë edhe çunat sepse ndërprenë punimet duke qenë se po kthehet në një zonë turistike, nuk lejohet asgjë.

Ata ndërprenë punimet një javë për këtë moment propozimi dhe hapën rrugën sigurisht për të dërguar makinat e xhirimeve por edhe të dekorit sepse nuk ngjiteshin dot, ishte një distancë shumë e gjatë në këmbë për të shkuar deri aty.

Rudina Magjistari: Ndodhi ashtu siç e kishe imagjinuar ti?

Erald Farruku: Le të themi që jo, prandaj më dha më shumë emocion.

Rudina Magjistari: Nuk dyshove fare për këtë moment?

Xhenisa: Nuk ma mori mendja fare. Eraldi kishte më shumë se një javë që më përgatiste, por unë akoma nuk isha shumë e sigurt nëse ishte e vërtetë. Pyetjet e Eraldit asaj jave ishin çfarë të pëlqen më shumë, lindja apo perëndimi, kush është vendi që dëshiron që ne të dy ta shohim për herë të parë, por mu dukën pyetje të zakonshme. Kur shkuam ai më mbylli sytë, u impresionova shumë. Në sfond filloi këngë jonë dhe këtu u habita e thashë ok ja paska arritur që të më bëjë një surprizë.

Erald Farruku: Xhenisa dyshonte për ndonjë surprizë nga ato të zakonshmet që unë i bëja. Kur e pyeta më vonë se çfarë mendoi kur i mbylla sytë dhe më tha një nga surprizat që i bën gjithmonë, por kurrë që ti do më propozoje sepse nuk mendoja që ti mund të kishe qenë gati në këto momente.

Shtuar më 08/12/2020, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori