Një ndjekje si nëpër
filma. Një 28-vjeçar u arrestua nga
policia italiane pasi tentoi të grabisë një makinë në një nga rrugët e Romës. Grabitësi i cili sipas mediave
italiane ishte
shqiptar ka mundur të hapë derën e një Smarti me anë të një pajisje e cila bën neutralizimin e sistemit të alarmit.
Por një patrullë
policia e ka pikasur atë dhe e ka ndjekur për disa minuta. Pasi kuptoi se nuk kishte rrugë tjetër, grabitësi braktisi makinën duke u larguar në këmbë por shumë shpejt ra në duart e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014,
ora 16:03