Si ndodhi vrasja në Vlorë, autori dhe kreu i njësisë administrative po pinin kafe bashkë (VIDEO)
Pëlqej
Kryetari i Njësisë Aministrativë të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo është vrarë me armë gjahu ditën e sotme.

Autori i Hodos është arrstuar dhe ai është shtetasi me iniciale, A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë.

Autori e ka qëlluar me armë gjahu çifte duke i marrë jetën në vend.

Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash dhe dy personat kanë qënë duke pirë kafe në një lokali.

Autori më pas është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, ku pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë, shkruan FaxWeb.

Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, është rreth 64 vjeç dhe është i krahut të Partisë Demokratike. Në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori