Agnesa Vuthaj është padyshim një nga modelet më të suksesshme shqiptare, që falë punës së saj ka arritur të ndërtojë një biznes personal. Për gjithë
këto vite, Agmnesa ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave të saj, duke pozuar më së shumti si modele për fustane nusërie. Mirëpo së fundmi ajo ka vendosur të dalë “jashtë rregullave” dhe ka pozuar ndryshe nga çdo herë tjetër.
Modelja e njohur ka publikuar në Instagram disa
foto të saj, në të cilat shfaqet “topless”. Në
foto ajo shihet se pjesën e sipërme të trupit e ka mbuluar me duar, ndërkohë që përkrah fotove ka shkruar: “Përqafoje veten”.
Sigurisht që
këto poza joshëse dhe kaq artistike kanë marrë me qindra komente nga ndjekës dhe miq të saj.
Kujtojmë se vitin e shkuar në mediat rozë bëri bujë shumë të madhe lajmi se modelja shqiptare ishte në lidhje me biznesmen nga India. U tha se ajo ishte në një
marrëdhënie me Chetaan Sandesara, por
Agnesa i hodhi poshtë të gjitha
këto lajme dhe u shpreh se ishin tendencioze, nga një gazetar që kishte shkruar ndër vite lajme të rreme për të, të cilin edhe e kishte paditur paraprakisht. Asokohe
Vuthaj u shpreh se ka
marrëdhënie shoqërore me biznesmenin dhe familjen e tij, dhe se jo çdo
marrëdhënie mashkull-femër është një
marrëdhënie dashurie.
Shtuar më 13/01/2021,
ora 13:37