Kur pagëzimi shkon keq, VIDEO virale

Në një video që është bërë virale në TikTok, një djalë i vogël ka ndërprerë ceremoninë e pagëzimit në Neë York.

Candace Williams ishte duke bërë një video gjatë pagëzimi të djalit të saj, Sullivan, kur ai papritur ka goditur librin që prifti mbante në dorë, duke përfunduar në ujin e shenjtë.

Në videon e publikuar, e cila numëron më shumë se 4.5 milionë shikime, shihet Sullivan, i cili mban veshur fustanin e pagëzimit, i rrethuar nga njerëzit e tij të afër, në momentin që prifti po lexonte librin, mirëpo ai nuk ka duruar më dhe e ka goditur atë më dorë.

@nattyiceicebabyy @Barstool Sports hope you find this as funny as we did #baptismgonewrong ♬ Oh No – Kreepa


Pavarësisht se u mundua ta shpëtonte, libri përfundoi në ujin e pagëzuar, duke i lënë të gjithë më gojëhapur. Fatmirësisht prifti ishte në gjendje ta merrte sërish librin dhe të vijonte ceremoninë si normalisht.

Edhe pse prifti u mundua të vijonte ceremoninë, të pranishmit nuk mund të mbanin të qeshurat, teksa shihnin ujin që pikonte nga cdo faqe e librit.

Ky incident ka përkuar edhe me herën e parë që prifi bënte ceremoni në këtë kishe dhe një gjë është e sigurt, ai kurrë nuk do e harrojë atë.


Shtuar 10.08.2023 19:12