Si ishte jeta para koronavirusit në tre qytetet më të shtrenjta të botës (FOTO LAJM)
Bota po përjeton ngjarje që mund të ndryshojnë thellësisht mënyrën dhe standardin e jetesës me të cilin ishin mësuar, por ky ndryshim ishte i pamenduar para disa javësh.
Para makthit koronavirus, në botë jeta shkonte sipas disa trendeve të përcaktuara, që britanikja “The Economist” ka përmbledhur në një studim mbi koston e jetës.
Sipas renditjes së botuar,
qyteti më i shtrenjtë në botë në vitin 2019 ka qenë
qyteti-shtet i Singaporit, i
ndjekur nga Osaka në Japoni,
qyteti autonom i Hong Kongut në Kinë dhe Nju Jorku, shkruan A2cnn.
Ndërkohë, bën përshtypje vendi i 23-të i Londrës, dhe se në përgjithësi qytetet evropiane kanë patur një regres në renditje, pra janë gjithmonë e më të lira, relativisht me “rivalet” aziatike.
Titullin e qytetit evropian më të shtrenjtë e mban
kryeqyteti francez, Parisi, i
ndjekur nga Zyrihu dhe Gjeneva.
Po të përmbysim këtë klasifikim, do të shohim se
qyteti më i lirë nga 144 të marrë parasysh është Damasku i Sirisë, ku janë ende të freskëta plagët e luftës civile dhe betejës kundër ISIS.
Ndjekin, jo pa surprizë,
kryeqyteti i Uzbekistanit, Tashkent.
Qyteti i Almaty në Kazakistan, dhe një kryeqytet historik si Buenos Aires, ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike nga kriza e brendshme financiare.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 08:22