U mbyt duke ngrënë ushqim, vdes 21-vjeçarja në Kosovë

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Kosovë , pasi është mbytur duke ngrënë ushqim. Ngarja e rëndë ka ndodhur ditën e djesme në Shtimë të Koosvës.

Pavarësisht përpjekejeve për ta mbajtur në jetë, e reja ka ndërruar jetë në Qendrën e Urgjencës në Ferizaj.

Njoftimi i policisë

Më datën 15.05.2023, rreth orës 19:30, Policia e Stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se D.S. (F/K) 21 vjeçe, paciente nga Shtëpia e Fëmijëve në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj. Dyshohet se është ngufatur gjatë ngrënies së ushqimit.

/albeu.com/