Si erdhi kokaina nga Ekuadori në Durrës? Detajet e itinerarit, kundërshtimin e grekëve dhe pse u kodua "Kuito"
Oficerët e policisë shqiptare dhe prokurori i dosjes së 137 kg kokainë kanë marrë pjesë në operacionin e dorëzimit të kontrolluar në Pire të Greqisë. Prania e hetuesve shqiptarë është kërkuar nga DEA agjencia e luftës kundër drogës së SHBA me seli në Athinë, ndërsa sipas burimeve për Report Tv autoritetet greke kanë kërkuar që mos lejohej lëvizja e kontenierëve drejt Shqipërisë.

Pala greke fillimisht ka kundërshtuar që kokaina të vazhdonte itinerarin e saj me 4 kontenierë drejt Durrësit por ka qenë ndërhyrja e DEA-s e cila ka përfshirë në këtë hetim dhe shërbimet shqiptare duke i besuar atyre goditjen e grupit shqiptarë. Mbrëmjen e 24 korrikut 2019 sasia prej 637 kg kokainë me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë do të nisej nga Ekuador prej portit të Guaiaquil.

Itinerari i lëvizjes dhe ndalesave në portet të kontenierëve me banane të cilët në portat frigoriferike të tyre mbanin pakot e kokainës. Më 19 gusht 2019 këto kontenierë mbërritën në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve grekecilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimin për udhëtim drejt Shqipërisë. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në ora 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë ata për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Myslikhaka dhe Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimorë ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore.

Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS. Ndalur tek kodimi i operacionit ‘‘Kuiqto‘‘ hetuesit sqaruan për ReportTv se gjithcka lidhet me marrëveshjen që shqiptarët kanë bërë me trafikantët e kokainës në Ekuador dhe takimi mes tyre është bërë në kryeqytetin ekuadorian Quito./Shqiptarja.com
Shtuar më 29/09/2019, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori