Si e zbuloi çimkën në makinë financieri i Habilajve, përpjekjet për ta hequr
Pëlqej
Ceshtja Habliaj dhe përgjimet e bandës së drogës tashmë prej disa javësh janë bërë kryetema e diskutimeve në Shqipëri.

Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur vendimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Nezar Seitin.

Ky vendim ka ndikuar edhe në mos ekstradimin e tij për gjykim drejt Italisë.

Nezar Seitin, është i dyshuari kryesor në dosjen “Habilaj” ku akuzohet se ka pasur rolin e “financierit” të grupit.

Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.

I tillë është një përgjim përgjimi ambiental i kryer në mjetin e Moisi Habilajt. Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për trasnportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet. Florian Habilaj i thotë që janë 20-ëshe, ndërsa Nezaroi ia kthen “nëse janë 20-she na mori lumi”. Dhjetë minuta më vonë, ata kërkojnë hapësira të fshehta në automjet. Nezari thotë: “Do i ngecim nga mbrapa sediljes dhe do ta mbyllim bram-bram.

Në një tjetër përgjim, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë rë një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimash ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë. “Këtu nuk ka shanse. Vetëm të shkatërrojmë makinën, ta heqim tapicerinë e lartme, ta heqim dhe t’ia çojmë”, shprehet Seitaj. “Po ata janë doktorë”, vazhdon Maridian Sulaj, pasi bashkëbiseduesit konstatojnë se pajisja e dyshimtë është ngjitur ne mjet. Biseda mbyllet mes Sulajt dhe Moisi Habilajt, kur i pari kërkon të shkojnë dikur për të hequr fiksimin e tij. “Lërë se e gjej unë, lërë fare” e mbyll Habilaj.
Shtuar më 18/11/2017, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori