Si e paralajmëroi Fevziu skandalin e kompanisë amerikane (VIDEO)
Pëlqej
Ka shkaktuar një reagim të madh në publik skandali për kompaninë “DH Albania”, e cila ka fituar tenderin prej 18 milionë Eurosh për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe në kryeqytet.

Por në fakt, pikërisht një ndodhi të tillë e ka paralajmëruar në nëtor të këti viti, gazetari Blendi Fevziu.

Teksa në “Opinion” një muaj më parë po diskutohej pikërisht për projektin e Unazës së Re, Fevziu shprehu dyshimet për deklaratën e Kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro deklaroi publikisht se njëra nga kompanitë që do të ndërtojë këtë lot, është një kompani amerikane.

Ky pohim i tij mori kundërpërgjigjen e menjëhershme të gazetarit dhe drejtuesit të “Opinion”, Blendi Fevziu, i cili tha se në Shqipëri nuk ka një kompani amerikane, ndërsa hodhi dyshime të forta mbi ekzistencën legale të kësaj firme që ka fituar tenderin shkruan tvklan.

Blendi Fevziu: Ku ka kompani amerikane në Shqipëri? Të gjithë i vënë një emër amerikan. Deri më sot unë s’di ndonjë kompani të huaj!

Afrim Qendro: Është një kompani e cila mua me dokumente zyrtare më ka ardh.

Blendi Fevziu: Mos është si ai amerikani i ARMO-s?

Afrim Qendro: Unë nuk e di se si do dalë, por di dokumentet zyrtare.

Blendi Fevziu: Që s’do ketë asnjë amerikan aty, dal unë garant!

Afrim Qendro: Unë jam i bindur, po ta bëj deklaratë tani në studio, që kjo vepër, kjo kompani, bashkimi i këtyre dy kompanive do ta mbarojë dhe do jetë një vepër model!

Blendi Fevziu: Padyshim, por që amerikanë s’do ketë ta garantoj unë atë!

Ndiqni videon në 01:17:55.
Shtuar më 08/12/2018, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori