Si do të zhvillohet mësimi nga 1 dhjetori, ç'ndodh me maturantët dhe universitetet
Ministrja e Arsimit Evis Kushit ka sqaruar sot me anë të një deklarate se si do të vijojë
mësimi pas 1 dhjetorit.
Ashtu sikundër është raportuar,
mësimi do të vijojë i alternuar ndërsa për maturantët nuk do të ketë ndryshim do ta zhvillojnë mësimin fizikisht në shkollë, sikundër edhe klasa e parë dhe e pestë, duke u përjashtuar nga
mësimi online.
“Gjatë kësaj periudhë do të vazhdojë i njëjti program mësimor. Çdo të premte
shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore lidhur me situatën e tyre dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë. Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor dhe klasa e 12, pra maturantët, do të zhvillojnë normalisht orët në shkollë.
“Në javën tek, dy
ditët e para në shkollë dhe tre
ditët e tjera online. Në javët çift
ditët këmbehen”, shpjegoi ministrja.
“Në raste edhe më të rënduara vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë në mjediset fizike të
shkollës. Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe s’ka raste me Covid-19 mund të zbatohet edhe skenari i parë. Gjatë kësaj periudhë kanali i dedikuar RTSH Shkolla dhe Akademi.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, vijoi Kushi.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 14:54