Si do të rindërtohet në zonat e goditura, Rama tregon rradhën e punës
Në mbledhjen e gjshtë të jashtëzakonshme, kryeministri Rama ka treguar dhe objektivin e tij për rindërtimin në zonat e goditura rëndë nga tërmeti.

“Ndërtimi i disa qytezave të reja dhe objektivi im është të arrijmë në një program rindërtimi që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani. Banesa që bëhen për të varfrit dhe e kanë të shkruar në ballë gjithë jetën që janë shtëpitë e të varfërve por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re që të jetë më e bukura e Durrësit pas ‘90 pa diskutim, ky është objektivi im, lagje e re nga e para me infrastrukturë, kanalizime, ujësjellës me kopsht, cerdhe, shkollë me mjedise publike e banimi”- tha Rama.

Duke folur për kryeqytetin Rama tha se në Tiranë “kemi në diskutim një skenar për një lagje të re të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy më të vogla. Do ta shtrojmë këtë cështje në një konsultë që po bën ministria e Kulturës me arkitekrë dhe urbanistë të huaj që janë vënë në dispozicion për konsulencë vullnetare dhe shumë shpejt do të dalim me rezultate”.

Teksa në Kurbin, do te shembem pallatet që u konstatuan të dëmtuara dhe do të bëhet një lagje e re.

Janë 10 mijë apartamente në tërësi në projekt afatgjatë dhe në afatshkurtër 5 mijë apartamente. 10 mijë sepse kështu mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë direkt të prekur por edhe të tjerë që janë me probleme sociale e me radhë, por edhe për një skemë që të mos bëjmë gabimin e bërë në vende të tjera në periferitë e kryeqyteteve evropiane, ku ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të margjinalizuar të ndarë nga pjesa tjetër dhe tensione të vazhdueshme, si në Francë, tha Rama.
Shtuar më 03/12/2019, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori