Si asnjëherë, Gent Fatali publikon foton intime me motrën e Loredanës (FOTO LAJM)

Gent Fatali është një ndër artistët më të talentuar që brenda pak kohësh arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar. Megjithatë, kohët e fundit është vënë re një mungesë nga ana e tij në muzikë.

Disa muaj më parë reperi tregoi në një intervistë se po merret me biznes dhe kohën më të madhe e shpenzon atje, andaj është tërhequr nga muzika.

Prej dy vitesh ai po shijon një romancë të bukur me Rozafën, motrën e Loredanës. Ndonëse karantinën e kaluan të ndarë, si shumë çifte të tjera, tashmë janë ribashkuar dhe janë më të lumtur se kurrë.

Mbrëmjen e djeshme Genti ka ndarë një foto shumë të bukur me Rozafën, duke na dhuruar pafund doza dashurie.

Ai shihet duke marrë një puthje të ngrohtë nga Rozafa, teksa në fytyrë ka shenja buzësh të përqafimeve të shumta që i ka dhënë ajo.


Dhe një herë ata na treguan se sa të lumtur janë në krahët e njëri-tjetrit dhe këtë nuk ngurrojnë ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Gjatë verës, reperi ka shpërndarë një video në Instagram, ku shfaqej me Rozafën dhe ndër të tjera, mes rreshtave të këngës thuhet: “Du me ta shti unazën n’gisht e me t’qu te shpija”.

Videoja është e shoqëruar me një emoji në formë unaze dhe një çifti të dashuruar dhe disa pikëpyetje, duke na vendosur kështu në mëdyshje.

Nuk dihet nëse ata janë fejuar apo kjo ishte vetëm një video për hir të këngës së Gentit.

Shtuar më 05/12/2020, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori