“Shuplakë” nga Komisionerja Cecilia Malmstrom
Komisionerja Cecilia Malmstrom i ka dërguar një përgjigje eurodeputeteve Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon në lidhje me kërkesën e tyre për përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në përgjigje theksohet se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave, prandaj as këtë vit qytetarët s’do të mund të lëvizin pa viza.

Pikat më të dobëta të Kosovës në këtë proces janë migracioni dhe azili në vendet e Bashkimit Evropian, sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit, zhkruan "Zëri".

Ndërsa njohësit e proceseve integruese e kanë vlerësuar si të drejtë përgjigjen e Komisioneres Cecilia Malmstrom. /albeu.com
Shtuar më 09/04/2014, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori