Shumica e amerikanëve nuk njeh hartën e Evropës (FOTO-LAJM)

Dini ta gjeni vendodhjen e Bullgarisë në hartën gjeografike të Evropës? Nëse jo nuk jeni të vetmit. Si ju janë edhe shumica e amerikanëve të cilët nuk kanë idenë më të vogël të emrave por dhe pozicionin e duhur të shteteve të Evropës.

Portali online Buzzfeed sfidon lexuesit me një quiz në gjeografi. Rezultatin shikojeni në skicat më lartë. Në hulumtim, të anketuarve amerikane u kërkohej të shënonin emrat e shteteve në hartën e Kontinentit të Vjetër ku ato kufizohen vetëm me vija. Shumica e tyre kanë gjetur shumë pak shtete.


Edhe qytetarët e Britanisë së Madhe, që përfaqësuan Europën në këtë garë, nuk dinin shumë për Evropën por në një nivel më të lartë se amerikanët. Ata shënuan emrat e vetëm pak shteteve kurse tri të katërtat e hartës mbetën të zbrazëta. Disa nga përgjigjet e shkruajtura në hartë ishin "më vjen keq", "e kam harruar", "nuk e kam idenë" e etj.

Shtuar më 30/11/2013, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori