Shullazi i thotë "lamtumirë" qelisë? KLGJ kërkesë Kuvendit
KLGJ i ka kërkuar sëfundmi Kuvendit që të gjejë një zgjidhje ligjore që do të mund të shtynte para gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Tërheqja e gjyqtarëve dhe shtyrjet e vazhdueshme kanë bërë që ai të mos gjykohet dhe procesi të zgjasë për muaj të tërë.

Abcnwës.al raporton se gjyqi u shty sërish sot për shkak se në trupë gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi.

Gjatë kësaj periudhe, gjyqtarët janë tërhequr për arsye të ndryshme duke bërë që të përfundojë e gjithë lista e atyre që janë të mundshëm për të gjykuar Shullazin.

Ndërkohë, sipas përcaktimeve ligjore, çështje të SPAK nuk mund të shqyrtohen nga gjyqtarë që nuk është gjyqtar i posaçëm. Në këtë mënyrë, Kuvendi duhet të bëjë ndryshime ligjore për të mundësuar përfundimin e gjyqit të Shullazit.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kreu i bandës së gjobëvënësve, Emiljano Shullazi, mund t'i thotë “lamtumirë” qelisë, së bashku me shumë të burgosur të tjerë të rrezikshëm.
Shtuar më 20/02/2020, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori