Shullazi i përfshirë në një vrasje, Rama fsheh provat
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri Berisha tregon se Emiljano Shullazi ka kryer një vrasje para disa vitesh. Sipas tij, është kryeministri Rama që po fsheh provat e vrasjes së kryer nga Shullazi.

"Oficeri dixhital denoncon:
Edvin Shullazin qe fsheh provat laboratorike te pjesemarrjes ne nje vrasje te Milit te Partise!

"Pershendetje Doktor, para rreth 4-5 javeve e nga eksperiza shkencore e bere ne laboratorin e Ministrise se Brendshme, doli me prova te pakundershtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesmarres direkt ne nje vrasje te disa viteve me pare.

Rezultati i kesaj ekspertize me urdher te Rames nuk i eshte dorezuar prokurorise, por prej asaj kohe mbahet i ndryre ne kasaforten e zv/drejtorit te pergjithshem te policise, njeriut me te besuar te Shullazit ne Policine e Shtetit, Ardian Çipes, i cili thuhet se se bashku me Saje qorrin e takojne here pas here Milin ne qeli!".

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te vendose para ligjit bashkepunetorin me uniforme te Shullazit, per fshehje te vrasjes nga ky i fundit!", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori