Shukri Xhelili rrëfehet për videoskandalin: Vajza më provokoi
Ish kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, ka deklaruar se ngjarja e transmetuar në mediat vizive dhe e botuar në mediat e shkruara është e inskenuar nga kundërshtarë të tij.

Në orët e para të ditës së djeshme është paraqitur në Drejtorinë e Policisë Dibër dhe ka dhënë sqarimet e tij për videon. Videon mësohet se ish kryebashkiaku e ka parë në banesën e tij, në qytetin e Peshkopisë.

Burime nga ky qytet thonë se bashkëshortja dhe fëmijët kanë mbajtur një qëndrim ekstrem ndaj veprimeve të kryefamiljarit, por vetë Xhelili u shpreh se: “Jo vetëm familjarët e mi, por gjithë opinioni e ka kuptuar qartë se videoja është një inskenim i turpshëm, për të ulur imazhin tim.

Ajo është realizuar nga kundërshtarët e mi”. I pyetur se cilët janë këta kundërshtarë, Xhelili shprehet se ai ka dyshime të forta, por i mungojnë provat dhe nuk mund ti bëjë publike.

Mësohet se ish drejtuesi vendor, bashkë me avokatin mbrojtës, Bajram Istrefi, kanë dhënë sqarimet e tyre për videon, duke këmbëngulur se vajzës nuk i është ushtruar presion, por ajo e ka provokuar disa herë Xhelilin. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori