Shuhet familja nga aksidenti në Shkodër, bashkë me babain vdesin edhe tre fëmijët
Pëlqej
Tragjedia e dhimbshme në Shkodër ka shuar thuajse të gjithë familjen.

Vajza, djali dhe babai janë ndarë nga jeta, ndërsa kanë shpëtuar nëna si edhe vajza 10 vjeç që mbahet gjallë me aparatura sipas mjekëve.

Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, Rajan 8 muajsh dhe Ajsel 5 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, Brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori