Shuhet familja Gregu, pas vdekjes së 25-vjeçarit në spital, nxirren nga rrënojat dhe prindërit e tij
Ka shkuar në 29 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e djeshme,
ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk dihet saktësisht.
Në këto momente po nxirren nga
rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku,
ndërsa mëngjesin e
sotëm humbi jetën dhe djali i tyre Saimiri, në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.
25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga
rrënojat. Më herët
mëngjesin e
sotëm, u nxorën po ashti të vdekur nga
rrënojat Klement dhe Hajredin Çupi, djali dhe babai, duke e rënduar ndjeshëm bilancin e viktimave.
Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar,
ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët.
Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli
mëngjesin e
sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës.
Shtuar më 27/11/2019,
ora 10:12