Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në datën 25
shkurt seancën për
shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda
Hoxha.
Nënkryetari e KLGJ-së, Maks Qoku tha: “Magjistratja të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes. Seanca shtyhet më 25
shkurt dhe
avokati të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23
shkurt”
Kërkesa për
shkarkimin lidhet me rastin pas lirimit me kusht të Hekuran Billës.
Kujtojmë se
gjyqtarja u pezullua nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK.
Gjyqtarja Hoxha akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.
Gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe
avokati Aldo Tabaku.
Shtuar më 16/02/2021,
ora 12:47