Shtyhet për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër Çekajt
Eshtë shtyrë sërish çështja Çekaj.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të dhjetën herë seanca ndaj Arbër Cekajt, Donaldo Lushajt dhe Armando Pezakut, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në Shqipëri.

Avokati i Pezakut, Ardian Visha, rikërkoi veçim të çështjes. Ai i tha gjykatës se ka përgatitur konkluzionet e mbrojtjes prej 26 dhjetorit. Kërkesa është refuzuar nga gjykata.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Shtuar më 05/06/2020, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori