Kush është vjehrri i Cristiano Ronaldos, dikur i dënuar për trafik droge

Jorge Rodriguez  është babai i partneres së Ronaldos, Georgina. Ai ka qenë i dënuar në tri burgje në Spanjë për dy vepra të trafikimit të drogës.

Sipas Daily Mail, Rodriguez, një ish-futbollist i lindur në Buenos Aires, u burgos në vitin 2003 dhe u lirua në vitin 2013 pas marrjes së dënimit prej 10 vjetësh.

Jorge mendohet të jetë larguar nga vendi dhe i është ndaluar të kthehet në Spanjë pas përfundimit të dënimit të tij në gusht të vitit 2013.

Jorge, i cili e takoi nënën e Georginas pasi u shpërngul në Spanjë në vitin 1980, u shpall fajtor për trafikim kokaine.

Ndërsa dy bashkëpunëtorë u ndaluan nga policia pranë Madridit më 26 janar 1999, ata u drejtuan drejt qytetit francez, Nicës, për t’i dhënë drogë një anije të quajtur “Espaguetti”.

Ai ndërroi jetë në vitin 2019 në Argjentinë nga një sëmundje./ h.ll/albeu.com