Sherri për pronën kthehet në masakër në Turqi, 9 të vrarë dhe 2 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Turqinë juglindore gjatë një mosmarrëveshjeje mbi pretendimet territoriale, e cila u krye me përdorimin e armëve, sipas autoriteteve lokale.

Guvernatori i provincës së Dijarbakirit, Ali Ihsan Su, siç raporton Anadolu, tha se në këtë konflikt fatkeqësisht tetë bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe tre u plagosën. Qeveria më vonë sqaroi në një deklaratë se një nga të plagosurit ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, duke e çuar numrin e të vdekurve në nëntë.

Sipas autoriteteve, mosmarrëveshja shpërtheu midis dy familjeve që po grindeshin për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.

Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregonin trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, me të paktën tre prej tyre që mbanin automatikë kallashnikov.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndërluftuese ndezi zjarrin në parcelën e diskutueshme.

Mosmarrëveshjet mbi pretendimet territoriale janë të zakonshme në provincat juglindore të Turqisë, rajonet më të varfra të vendit.


Shtuar 15.06.2023 19:11

Tags: , ,