Thërritet gjinekologu, shtyhet gjyqi për Fjolla Morinën
Gjykata ka vendosur që të shtyjë seancën për në orën 13:00 për këngëtaren Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Kjo erdhi pas pretendimeve se ajo mund të jetë shtatzënë.

Mësohet se prokurori i çështjes ka thirrur në seancë edhe një gjinekolog për të vërtetuar shtatzaninë e këngëtares.

"Nuk mjafton një eko për të vërtetuar shtatzaninë", ka deklaruar prokurori.

Fjolla u shfaq si asnjëherë më parë, e veshur me një fustan të gjatë, me flokët e lidhura gërshet, me syze në fytyrë dhe me maskë.

Më herët, Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar në çantë. Gjithashtu ajo ka dhënë detaje dhe mbi personin që ia ka dhënë armën, ku është shprehur se ai është nga Gjermania por tashmë ka vdekur dhe nuk jeton më.

Gjatë momentit të arrestimit ajo ndodhej në makinë me dy persona të tjerë të cilët janë identifikuar si Fitim Muji dhe Fisnik Syla, të cilët gjithashtu do të paraqiten para Gjykatës.

Shtuar më 22/09/2020, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori