Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët e zjarrit banesa në Shkodër

Sërish zjarr në Shkodër. Këtë herë zjarri ka shpërthyer në një banesë në lagjen Partizani.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i bombolës së gazit. Siç raportohet, deri më tani nuk ka persona te lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kane neutralizuar zjarrin.

Kujtojmë se sot një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen Parrucë në Shkodër u përfshi nga flakët e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Burime bëjnë me dije se një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët që përfshinë apartamentin.Qytetari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekëosre./albeu.com/