Gjenerali australian tregon se kush është ushtria më e mirë në botë e momentit

“Ushtria ukrainase është aktualisht më e mira në botë”. Kështu ka deklaruar Mick Ryan, një gjeneral-major në pension i ushtrisë australiane.

Ndërsa fliste për Kyiv Post të enjten, Ryan foli për aspekte të ndryshme të forcave të armatosura të Ukrainës dhe se si ato kanë përdorur një sërë aftësish, si mbrojtja nga raketat, mbrojtja me dron dhe trupat luftarake të vijës së parë, në luftën e tyre kundër Rusisë.

“Dhe mendimi im është se ukrainasit janë ndoshta ushtria më e mirë në botë për momentin”, tha Ryan.

“Dhe nuk është ndoshta, ata në fakt janë. Ushtria e Ukrainës është ushtria më e mirë në botë. Ata kanë përvojë në luftën moderne, ata e kanë demonstruar këtë gjatë 13 muajve të fundit.

Ndonëse kanë humbur shumë të rinj dhe të moshuar, të jem i sinqertë, por ata janë ushtria më e mirë në botë. Ka shumë gjëra që mund të mësojmë prej tyre”, u shpreh ai.

Ryan tha për Kyiv Post se ka disa elemente që e bëjnë më të mirë ushtrinë ukrainase, ndonëse sipas tij nuk është e përkryer.

“Elementet të cilat e bëjnë të mirë ushtrinë ukrainase, janë forcat e mbrojtjes territoriale, ju keni ushtrinë profesionale e cila përbëhet nga ushtarët e vjetër dhe ushtarët e sapo-mobilizuar”, tha ai. “Duket se ka shumë njësi të pavarura”.

“Ju keni edhe trupa të huaja dhe bashkimi i tyre është një sfidë mjaft e madhe në një ushtri që është rritur shumë shpejt,” shtoi ai.

 


Shtuar 24.03.2023 17:52