Shtrëngata dhe stuhi, moti surprizon në mes të verës
Vranësira të lehta dhe të dendura do jenë prezente në vendin tonë duke sjellë mot të vranët dhe reshje në të gjithë territorin. Në ultësirën perëndimore gjatë paradites reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa pasdite do kemi reshje me intensitet të ulët.


Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 32ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i vranët duke sjellë reshje shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 27ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 29ºC.

Shtuar më 05/08/2020, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori