Shtohen "tradhtarët" e PD dhe LSI, 5 kandidatë gati për të marrë mandatin
"Nuk ka për t'ju falur asnjëri, tradhtarë". Kështu u shpreh kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sa i përket kandidatëve nga listat e kësaj partie, që pranuan të marrin mandatin e deputetit, pas vendimit në bllok të opozitës për të hequr dorë nga mandati i deputetit.

Por mesa duket nuk kanë të ndalur kandidatët që pranojnë të betohen në Kuvend.

Erdiola Braha, kandidatë e LSI në qarkun Gjirokastër ka dorëzuar mbrëmë formularin e dekriminalizimit. Aktualisht ajo mban edhe postin e Kryetares së LSI të Tepelenes.

Gjithashtu formularin në KQZ e ka dorëzuar edhe Elda Hoti e LSI në qarkun Lezhe.

Nga PD e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj e PD qarku Tirane.

Edlira Hyseni, kandidate e LSI në qarkun Durrës sapo ka paraqitur pranë KQZ formularin e dekriminalizimit që i hap rrugë marrjes së mandatit.

Ndersa po ashtu edhe Ligoraq Karamelo ka dorezuar formularin e dekriminalizimit në KQZ./albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori