Shtohen rastet në Elbasan, dalin analizat e pesë anëtarëve të familjes së kasapit
Një tjetër person ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në Elbasan, duke çuar në 10 numrin e të prekurve në këtë qark.

Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik pas rastit të një personi 59 vjeçar, janë marrë analizat edhe për pesë pjesëtarë të tjerë nga familja dhe nga këto raste të marra gjatë ditës së djeshme, vetëm njëri ka rezultuar pozitiv.

Ajo është bashkëshortja e 59 vjeçarit me profesion kasap, i cili e ka mbyllur dyqanin vetëm 3 ditë më parë. Megjithatë, ndaj tyre do të zhvillohet edhe një test tjetër javën e ardhshme.

Shtuar më 05/04/2020, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori