"Shtetin prej kartoni e shembi tërmeti i korrupsionit", Basha flet nga Mamurrasi
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar ditën e sotme pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Fushë Mamurras, të cilët prej 13 ditësh qëndrojnë në tenda.

Banorët e dëmtuar kërkojnë vlerësim korrekt të dëmeve të shtëpive dhe strehim të sigurt, ndërsa pretendojnë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Në këtë takim, Basha se sot më shumë se kurrë kanë dalë në pah mangësitë institucionale dhe shtetërore.

“Në shtëpitë ku jam futur këto dy javë kam parë që para se t’i godiste tërmeti i 26 nëntorit, i kishte goditur tërmeti i varfërisë. Për fat të keq, mangësitë institucionale dhe shtetërore kanë dalë në pah më shumë se kurrë bashkë me korrupsionin dhe bashkë me atë që njerëzit po e dallojnë se po i ndajnë në të nënës dhe të njerkës.

Në këtë kohë, kontributi vullnetar i të rinjve ka bërë një diferencë të jashtëzakonshme të përnatshme, të përditshme me nevojat bazike që nga fëmijët 4-5 muajsh e deri tek të moshuarit 80 apo 90 vjeç”- u shpreh kreu i opozitës.
Shtuar më 08/12/2019, ora 18:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori