Shtetet që u solidarizuan për Shqipërinë, ish-ambasadori: Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty
Tërmeti që shkatërroi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, ka solidarizuar vende të shumta për t'i ardhur në ndihmë vendit tonë.

Kosova, Zvicra, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Serbia, Turqia, Franca, Gjermania, Kroacia, Hungaria dhe Estonia kanë dërguar ndihma për tu ardhur në nevojë të prekurve nga tërmeti.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka reaguar pas shpalljes së shteteve që ndihmuan Shqipërinë në fatkeqësinë e 26 nëntorit.

Mes listës së shteteve nuk ishte Holanda dhe Bosch këtë e konsideroi një turp.

“Çfarë turpi, Holanda e pasur nuk është aty! Çfarë po shkon keq me ne, kemi qenë gjithmonë aty për të ndihmuar,”-shkroi ai në Tëitter.

Të shumta ishin shtetet që ndihmuan në ditët më vështira të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë të së martës.


Shtuar më 01/12/2019, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori