Shtëpia prej xhami në mes të pyllit (FOTO-LAJM)

Kjo shtëpi e veçantë që shihni në foto ndodhet në pyllin malor të Almaty në Kazakistan. Ajo është e përbërë nga katër pole metali të cilat mbajnë peshën e secilit kat, me shkallë në formë spirale që lidhin bashkë të gjitha katet dhe e mbështjellë nga një mur prej dopio xhami të lustruar.

Shtëpia e çuditshme në formë rrethore është e ndërtuar me një xham rreth pemës 12 metra të lartë. Në qendër të shtëpisë ndodhet një pemë bredhi 12 metra e lartë. Arkitekti Aibek Almasov i cili ndërtoi këtë shtëpi, tha se projekti ka si qëllim të ofrojë një alternativë për jetën e zhurmshme të qytetit. Shtëpia e rrallë është ndërtuar për një biznesmen 38-vjeçar dhe kosto e ndërtimit të saj shkoi 240 mijë paund. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori