I drejtoni shpesh flokët? Nëse po, mos e bëni kurrë këtë gabim

Pjasteri i flokëve është një “mjet” i domosdoshëm për shumë gra. Me ndihmën e tij mund të drejtojmë flokët, por edhe të krijojmë kaçurrela fenomenale.

Megjithatë, duhet pasur kujdes gjatë përdorimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e flokëve. Pra, mos harroni të vendosni një mbrojtës ndaj nxehtësisë në flokët tuaj përpara se të filloni t’i shtrini.

Aplikojeni këtë produkt ndërsa flokët janë ende të lagur, por mos i ekspozoni flokët në nxehtësi derisa të thahen plotësisht.

Gjëja tjetër që duhet t’i kushtoni vëmendje është vendosja e temperaturës. Shumica e hekurave e kanë këtë mundësi dhe nëse mendoni se duke e vendosur në temperaturën më të lartë, do t’i drejtoni ose dredhoni flokët më shpejt, keni të drejtë. Ndoshta do të keni një efekt më të mirë, por në kurriz të flokëve, sepse majat do të çahen për shkak të temperaturës. Përdorni nxehtësinë mesatare.

Gjithashtu, nuk ka nevojë t’i shtrini një fije më shumë se një herë. Më së miri do të ishte që t’i ndani flokët në disa fije të holla dhe t’i drejtoni secilën duke e kaluar pjasterin mbi secilën prej tyre një ose dy herë.

E kemi përmendur tashmë se nuk është ide e mirë të  shtrini flokët kur janë të lagur, që do të thotë se nëse vëreni avull, është mirë të ndaloni drejtimin e tyre dhe t’I thani mirë./albeu.com


Shtuar 11.08.2022 17:32