Shtatzënë për herë të parë, Aurela Hoxha: Partneri xheloz për çdo person që më afrohet (FOTO LAJM)

Aurela Hoxha është në pritje të fëmijës së saj të parë. Modelja e njohur, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, është 5 muajshe shtatzënë, raporton Kryefjala.com.

Pak kohë më parë u përfol se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder nga Miloti, Albani, por duket se tashmë kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje dhe janë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Thashethemet se modelja i dha fund lidhjes nisën teksa ajo ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth lidhjes së saj me Albanin.

“I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”- tregoi Aurela Hoxha.

Më pas modelja tha se të gjitha përgjigjet e saj kishin lidhje me qenin e saj. “Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve sepse ju nuk m’u drejtuat me emër, pikët i meritoj sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh e di që ai është dashuria ime më e madhe,”- tha ajo.

Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhet fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri.

Prej kohësh Aurela është zhvendosur për të jetuar në Spanjë me të dashurin që e mbajti mister, edhe pse “Panorama Plus” arriti të siguronte fotot e çiftit ndërsa pushonin në plazhet e Jugut.

Shtuar më 18/01/2021, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori