Shtatë vite nga ekzekutimi i komisarit Dritan Lamaj, Komisioni i Ligjeve mban 1 minutë heshtje
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë mbajtur sot 1 minutë
heshtje në përkujtim të kryekomisarit
Dritan Lamaj, i ekzekutuar 7 vite më parë.
Ka qenë deputeti Alket Hyseni ai që ka propozuar mbajten e 1 minute
heshtje, dhe shtoi se duhet sekuestruar sa më parë pasuria e krimit, që shtiu dhe mbi komisarin.
Kujtojmë se
Dritan Lamaj, u vra në shkurtin e 2013-tës në Tiranë, ndërsa për ngjarjen është dënuar biznesmeni Arben Frroku, vëllai i të cilit, Marku ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe koleg me Hysenin.
Shtuar më 24/02/2020,
ora 11:13