Koha ideale për plazh do të jetë ky fund korriku, gushti pritet i freskët e me reshje shiu

Meteorologia Adiola Bani tregon se dy javët e fundit të muajit korrik do të jenë me diell dhe me temperatura të lartë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Report Tv, Bani tha se muaji gusht do të jetë më i freskët se korriku dhe i shoqëruar herë pas here me reshje shiu, të cilat do të zgjasin shumë pak.

“Kjo situatë është e përkohshme. Në mbrëmje do të kemi përmirësim të motit. Kthjellime. Por edhe dita e diel do të jetë me diell, përjashtojmë mesditën, pasi do ketë vranësira.

Java tjetër do të jetë më e qëndrueshme. Do të kemi ditë me diell në të gjithë territorin shqiptar si dhe rritje të temperaturave me 5 gradë. Vlerat termike do të jenë 38-39 gradë celsius.

Gjatë verës këto ndërhyrje janë normale. Kjo periudhë do zgjasë nga dita e martë në të diel se do kemi sërish freskim të motit. Bregdeti do jetë më e favorizuar.

Gjatë gjithë ditës do të kemi diell dhe temperatura të larta. Zonat malore do të kenë herë-herë reshje Për ato që kanë rezervuar pushimet këto 2 javë të fundit të korrikut kanë bërë shumë mirë.

Muaji gusht do të jetë më i freskët se muaji korrik. Do ketë herë pas here dhe reshje, por do të zgjasin pak”, tha ajo.


Shtuar 18.07.2020 16:51