Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme
penale si dhe ka sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe disa sende të vjedhura.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasit R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e
shtetasit A. Xh., 23 vjeç, pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e
shtetasit F. P. Gjithashtu, ky shtetas më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e
shtetasit F. P.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin të
shtetasit të mitur me iniciale A. C., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën
penale "Vjedhja".
Nga
specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Shtuar më 04/12/2020,
ora 09:23