Shqiptarja në Itali: Si u rrëmbeva dhe u përdhunova nga romët (VIDEO)
27 vjeçarja shqiptare B. Kosturi që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer ekskluzivisht për Ora News orët e tmerrit që kaloi me agresorët.

Kosturi: Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh.

Ajo tregon se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.

Kosturi: Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki.

Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë.

Kosturi: Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë. Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë.

Fillimisht 27 vjecarja nuk ua ka rrëfyer prindërve se çfarë u kishte ndodhur, por ka bërë menjëherë denoncimit në polici.

Kosturi: Unë nuk ia kam thënë babit tim pasi kisha frikë nga tronditja e tij. Karabinierët më mbushën mendjen që t’ia thoja. Kam gjetur menjëherë përkrahjen.

Sot kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 27 vjeçarja është më e qetë dhe inkurajon të gjitha vajzat të denoncojnë ngjarje të tilla dhe të mos zmbrapsen nga turpi.

Kosturi: T’i denoncojnë këto fakte. Të mos kenë turp sepse nuk ka asgjë për të patur turp.

Policia italiane ka arrestuar një prej dy agresorëve dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Ndërkohë familja e saj ka kërkuar ndihmë nga ana e autoriteteve dhe ka thirrur edhe një protestë ditën e shtunë. /Albeu.com/

Shtuar më 13/05/2016, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori