Shqiptarja lajmëron policinë pasi vrau italianen: “Ejani, kam vrarë”
Të dhëna tronditëse janë publikuar në lidhje me shqiptaren e cila vrau një të moshuar italiane. Ka qënë vetë autorja e këtij krimi të rëndë që ka telefonuar policinë. Shqiptarja i tha policisë: “Ejani, kam vrarë”.

Ndërkaq, policia italiane ka publikuar foton e shqiptares Renata Kette, e cila dyshohet se ka vrarë 72-vjeçaren italiane. 53-vjeçarja nga Shqipëria jetonte bashkë me të moshuarën dhe i shërbente.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes së të moshuarës mund të ketë qenë fakti që viktima kishte planifikuar që të zhvendosej.

Disa ditë më parë, viktima u kishte thënë banorëve të zonës se kishte frikë se mos e vrisnin. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2016, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori