Shqiptari shpëton plakun zviceran nga vdekja
Pëlqej
Bashkim Bytyqi, nga qyteti Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë “Prix Courage” për vitin 2014 që revista “Beobachter” e ndan çdo vit tradicionalisht në Zvicër.

Shqiptari që punon si picier e ka merituar nominimin pasi në muajin mars të këtij viti ka shpëtuar një plak zviceran thuajse nga vdekja e sigurt.

Bashkimi ka parë një makinë pa shofer që ishte drejtuar për nga një plak dhe gati po e vriste atë.

Duke qenë se ishte me makinë, shqiptari e ka goditur veturën pa shofer dhe ia ka ndryshuar drejtimin, duke shpëtuar plakun.

Veprimi tij ka habitur edhe policët që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori