Shqiptari që luftoi me ISIS rrezikon deri në 10 vjet burg (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ky është i pari rast në Gjermani kur një person akuzohet për veprën e bashkimit me militantët e ISIS.

Një shtetas gjerman, 20-vjeçar, me emrin Kreshnik Berisha me origjinë nga Kosova, që ka luajtur dikur për një klub futbolli në qytetin e Frankfurtit akuzohet se ka qenë militant i grupit radikal ISIS, raporton KTV.

Prokuroria gjermane ka provuar se Berisha ka marrë pjesë në së paku 3 operacione lufte të ISIS, nga korriku deri në dhjetor 2013-të.

Berisha, i veshur me të zeza, kur është përcjellë për në gjykatë ka qeshur me ironi me gjykatësit, shkruan Koha.net.

Djaloshi kosovar besohet të jetë përfshirë edhe në fushatën e rekrutimit të shumë personave të grupit që po tmerron me krime Lindjen e Mesme.

Prokuroria ka kërkuar për Kreshnik Berishën 10 vjet burg, ndërsa gjykata ende nuk e ka marrë vendimin. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori