LIVE/ Bashkitë ku po shënohet rekord pjesëmarrje (dhe mund të ketë përmbysje)

Deri në orën 12:00 tani kanë votuar 18,94 për qind e qytetarëve. të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2678 qendra votimi nga  5211 qendra votimi që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 365191 nga 1927666 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Sa i përket bashkive, në Tiranë raportohet një pjesëmarrje relativisht e ulët. Deri më tani sipas KQZ-së kanë votuar 19.66%, në Durrës 16.43% dhe në Elbasan, 17.61 për qind.

Ndërkohë bashkitë ku ka një pjesëmarrje të madhe, rreth 30% apo më shumë janë Skrapari, Roskoveci, Hasi, Puka, Fushë Arrëzi dhe Libohova.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një shenjë e mundësisë së ndryshimit të pushtetit në bashki apo nivel të qeverisjes qendrore. Duke parë këtë pjesëmarrje në këto bashki, është interesant të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve pas mbylljes së kutive.

/albeu.com


Shtuar 14.05.2023 12:53