Shqiptari më i urryer në SHBA rikthehet në burg
Pëlqej
Shqiptari Martin Shkreli do të duhet të kthehet në burg pasi ka thyer paktin e lirimit me kusht.

Ai cilësohet si shqiptari më i urryer në SHBA për shkak të rritjes së çmendur të çmimit të ilaçit kundër AIDS-it.

Shkreli ka postuar një mesazh në Facebook që, sipas gjykatëses, përbënte kërcënim për ish-kandidaten presidenciale Hillary Clinton.

Vetëm një muaj më parë, 34-vjeçari u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare të administruara prej tij, por deri në shpalljen përfundimtare të dënimit nga mesi i muajit janar, i ishte dhënë lirimi me kusht.

Në postimin që do ta lërë pas hekurave, Shkreli ofronte 5 000 dollarë për këdo që do t’i shkulte Clintonit një fije floku gjatë turit që ajo po bën për promovimin e një libri të ri. Avokatët e tij mbrojtës u përpoqën të argumentojnë se mesazhi nuk ishte gjë tjetër veçse një satirë politike.

Por, gjyqtarja Kiyo Matsumoto nuk e pa atë me humor e tha se oferta mund të merrej seriozisht nga kundërshtarët e ish-kandidates demokrate. Një gjë e tillë nuk mbrohet nga Amendamenti i Parë, tha gjyqtarja.
Shtuar më 14/09/2017, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori